Rezidenca Unit është një kompleks rezidencial i konceptuar me kujdes për të ofruar njësi banimi individuale funksionale, estetike dhe të përshtatshme. Emri i saj rrjedh jo vetëm nga kompania zhvilluese Unit Power, por edhe nga vetë filozofia që e frymëzon projektin — krijimi i një komuniteti të përbërë nga “units” të veçanta, që së bashku formojnë një strukturë të harmonizuar dhe kohezive.
Ajo që e dallon këtë rezidencë në treg është vendndodhja e privilegjuar dhe zgjidhja e saj urbanistike e arkitektonike. Ndërtimet janë shpërndarë në truall sipas një koncepti të mirëstudiuar që eliminon ndërveprimin mes automjeteve dhe këmbësorëve, duke krijuar hapësira publike rekreative dhe gjelbërime të gjera të integruara.
Kjo qasje e bën “Rezidencën Unit” një nga projektet e rralla që vendin dhe qetësinë e plotë i kombinon me dizajnin universal, duke garantuar aksesueshmëri për të gjithë.
Në brendësi, apartamentet janë projektuar me efikasitet maksimal të hapësirës, duke reduktuar sipërfaqet e përbashkëta dhe duke optimizuar ndriçimin e ventilimin natyral.
Kompleksi përfshin gjithsej 90 apartamente dhe 130 vende parkimi, me tipologji që variojnë nga 1+1, 2+1 dhe 3+1.
Çdo njësi 2+1 dhe 3+1 ofron dy tualete, me ndriçim natyral si dhe veranda personale për një jetë më komode.
Në ambientet e jashtme parashikohet kënd lojërash për fëmijë dhe mbi 3,000 m² hapësira të gjelbra, të cilat kontribuojnë ndjeshëm në cilësinë e jetesës dhe në ndërtimin e karakterit komunitar që projekti synon të krijojë.
Investor: Private
Type: Residential Mixed Use
Location: Farkë, TEG, Tiranë
Project Year: 2024
Current Phase: Under Construction — Ready by 2027
Nr of Floors: 3 + 1 Underground
Surface Area: 14,000 sqm