Rezidencë Hidri

“Dizajnojmë hapësira për mënyrën se si jetojmë sot dhe në të ardhmen"

Objekti në fjalë është një vilë individuale dykatëshe, e vendosur në një truall me sipërfaqe rreth 1000 m² dhe në një terrën me pjerrësi të theksuar. Koncepti arkitektonik është zhvilluar mbi parimin që çdo faqe e godinës të orientohet dhe të marrë dritë natyrale sipas kërkesave të investitorit, duke siguruar kështu ndriçim dhe pamje optimale në çdo drejtim.

E gjithë struktura është pozicionuar në krye të parcelës, duke përfituar panoramën dhe ekspozimin më të mirë. Aksesimi në objekt realizohet nga kuotat më të ulëta të terrenit, gjë që ka mundësuar vendosjen e ambienteve ndihmës dhe të shërbimit (magazinim, lavanderi, teknike, etj.) në katin përdhe, i cili në pjesën ballore mbetet i hapur dhe i ndriçuar nëpërmjet çarjeve vertikale dysheme–tavan.

Katet e sipërme, të dedikuara për banim, janë organizuar në mënyrë funksionale duke garantuar komoditet, privatësi dhe ndriçim natyral në çdo hapësirë.

Fasadat karakterizohen nga një kompozim bashkëkohor që ndërthur sipërfaqe të pastra me grafiato të bardhë me pjesë të veshura me pllaka natyrale, si dhe vetrata të mëdha xhami që lejojnë integrimin vizual të brendësisë me mjedisin e jashtëm. Kjo qasje i jep objektit një pamje moderne dhe të lehtë, duke ruajtur gjithashtu ndjesinë e harmonisë me terrenin.

Duke qenë se trualli ka një pjerrësi të konsiderueshme, terreni është sistemuar me tarraca të gjelbëruara, të cilat krijojnë hapësira rekreative, shtigje kalimi dhe zona pushimi që ndihmojnë integrimin e objektit me natyrën përreth.

Informacione

Investor: Private
Type: MIXED USE RESIDENTIAL Individual
Location: Sauk-Tirane
Project Year: 2021
Current Phase: Completed 2023
Nr of Floors: 2 + 2 underground
Surface Area: 2000 sqm

Hidri - Projekt 7

Rezidenca Hidri

Rezidenca Hidri është një projekt rezidencial bashkëkohor i karakterizuar nga gjeometri e pastër, proporcione të balancuara dhe një përzgjedhje e kujdesshme materialesh. Dizajni ndërthur volumet solide me hapje të gjera, duke krijuar një dialog të qetë mes hapësirave të brendshme dhe atyre të jashtme. Ndriçimi i menduar, teksturat natyrore dhe linjat e qarta i japin rezidencës një identitet modern, por të përjetshëm, duke ofruar komoditet, privatësi dhe një përvojë jetese elegante të ndërtuar mbi qartësi arkitektonike.

Nga ideja te realizimi

Një koleksion hapësirash që pasqyron mënyrën tonë të të menduarit.

"Në hap me ne"

Bëhu pjesë e rrjetit tonë — zbulo projektet, idetë dhe bashkëpunimet më të reja

Ke një projekt në mendje?

Kthe Idenë në