Unit Studio u themelua në vitin 2021 si rezultat i bashkëpunimit mes një arkitekti dhe një inxhinjeri, të cilët prej vitit 2019 kishin punuar së bashku në projekte dhe konsulencë teknike. Përvoja, bashkëveprimi dhe përkushtimi ndaj cilësisë shënuan fillesën e një studioje që sot operon gjerësisht në fushën e projektimit dhe zbatimit të veprave ndërtimore.

Kompania u themelua nga një arkitekt dhe një inxhinjer të cilët kanë bashkëpunuar prej kohësh.

Projekti i parë realizuar nga studio është Rezidenca Unit

Kompania zgjerohet në disa shërbime duke rritur dhe numrin e punonjësve.
Emri “Unit” përfaqëson filozofinë mbi të cilën është ndërtuar studioja – njësinë si bazë të çdo strukture, por edhe bashkësinë që lind nga ndërveprimi i këtyre njësive.
Çdo individ, ide apo hapësirë është një unit që fiton vlerë në momentin që bëhet pjesë e një sistemi më të madh.
Logoja jonë përfaqëson këtë filozofi përmes formave të thjeshta gjeometrike katrorë dhe rreth që simbolizojnë rregullin, ekuilibrin dhe bashkëveprimin.
Në arkitekturë, ashtu si në shoqëri, bukuria qëndron në harmoninë midis pjesëve që punojnë së bashku për një qëllim të përbashkët.
Për ne, arkitektura nuk është vetëm pamje apo formë — është ndjesi, funksion dhe përvojë që përfshin njeriun në qendër të saj.
Të udhëhequr nga shprehja e famshme e Steve Jobs “Stay Hungry Stay Foolish” Synojmë të krijojmë arkitekturë bashkëkohore, funksionale dhe të qëndrueshme, që i përgjigjet nevojave reale të njerëzve dhe shton vlera në hapësirat urbane e natyrore. Gjthmonë të uritur për ide të reja, të guximshëm për të eksperimentuar, mësuar e përmirësuar vazhdimisht.
Me një ekip profesionistësh të përkushtuar dhe bashkëpunime me kompani vendase e ndërkombëtare, Unit Studio synon të mbetet një emër referencë për cilësi, korrektesë dhe vizion afatgjatë në arkitekturën shqiptare dhe më gjëre.